Na kontaktoni
Fleta A-101
Kinostudio Tower
Rev 2026.10

Një horizont i ri.

Kinostudio Tower është një projekt ambicioz nga Building SH.P.K, që synon të sjellë një dimension të ri në peizazhin urban të Tiranës. Një ndërthurje e arkitekturës bashkëkohore, elegancës dhe funksionalitetit, e konceptuar për të krijuar një identitet të veçantë në zemër të Kinostudios.

Fasada · Kinostudio Tower04 / 04
Fleta A-201 · Projekti kryesor

Kinostudio Tower

Një zhvillim rezidencial në Kinostudio, Tiranë, ku arkitektura bashkëkohore, hapësirat funksionale dhe gjelbërimi i integruar bashkohen në një koncept të menduar për jetesën urbane.

Kinostudio Tower natën, pamje nga lart mbi Tiranën me malet në sfond
Pamje nate · TiranëVizualizim: AHA

Arkitekturë me karakter.
Hapësira për jetën.

Kinostudio Tower prezanton një koncept rezidencial ku estetika arkitekturore ndërthuret me funksionalitetin e përditshëm. Dy volumet e ndërtesës dallohen për fasadën e ventiluar, sipërfaqet e xhamit dhe elementet hijezuese, duke krijuar një kompozim elegant dhe bashkëkohor.

Ballkonet e gjelbëruara, oborri i sistemuar me hapësira të gjelbra dhe tarraca me pishinë krijojnë një ambient elegant dhe çlodhës për banorët, ndërsa hapësirat tregtare dhe parkimi nëntokësor plotësojnë funksionalitetin dhe komoditetin e kompleksit.

Lokacioni
Kinostudio, Tiranë
Tipologjia
Zhvillim rezidencial me dy volume arkitekturore
Fasada
Fasadë e ventiluar
Hapësirat & Shërbimet
Tarracë me pishinë, hapësira të gjelbra, ambiente tregtare dhe parkim nëntokësor
Na kontaktoni në WhatsApp
Fasada e ndriçuar natën me brisoleje druri
Fasada natën
Dhomë ndenjeje me dritare nga dyshemeja në tavan
Interieri
Pishinë në tarracë natën me pamje nga qyteti
Tarraca
Kinostudio Tower nga rruga, me ndërtesën e tullës në plan të parë
Pamja nga rruga
Kinostudio Tower natën, pamje nga lart mbi Tiranën me malet në sfond
Pamje nga lart
Hyrja e Kinostudio Tower me tendë guri dhe kopsht
Hyrja
Fleta A-301 · Projektet

Projekte të tjera

Projektet tona në Tiranë shtrihen në disa prej zonave me zhvillimin urban më dinamik dhe me potencial të lartë investimi, si Kinostudio, Bulevardi i Ri, Paskuqani e më gjerë. Të konceptuara me arkitekturë bashkëkohore, cilësi ndërtimi dhe funksionalitet, projektet tona ofrojnë hapësira banimi dhe biznesi që i përgjigjen kërkesave të jetesës moderne.

Eksploroni projektet tona dhe zbuloni hapësirat e disponueshme.

Fleta A-401 · Çfarë ndërtojmë

Rezidenca Banimi & Njësi Biznesi

Building SH.P.K. është një kompani ndërtimi e specializuar në realizimin e projekteve rezidenciale, kullave shumëkatëshe, komplekseve industriale dhe hapësirave komerciale. Me fokus te cilësia, inovacioni dhe arkitektura bashkëkohore, ne krijojmë ndërtime funksionale, të qëndrueshme dhe me vlerë afatgjatë, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe ekonomik.

Rezidenciale

Shtëpi për familjen tuaj!

Apartamente dhe studio moderne në disa prej zonave më të kërkuara dhe me zhvillimin më dinamik të Tiranës. Të konceptuara me arkitekturë bashkëkohore, planimetri funksionale dhe hapësira të gjelbra, projektet tona ndërthurin komoditetin, cilësinë dhe elegancën për të ofruar një standard të lartë jetese.

Komerciale

Hapësira që punojnë

Hapësira tregtare në katet përdhe, ambiente moderne për zyra, magazina funksionale dhe hapësira të dedikuara parkimi. Zgjidhje të projektuara për t’iu përgjigjur nevojave të bizneseve, duke ofruar akses të lehtë, vendndodhje strategjike dhe infrastrukturë bashkëkohore në Tiranë..

Fleta A-501 · Tabela e njësive

Njësi në shitje

Apartamentet e lira tani. Çmimi jepet sipas katit dhe orientimit; zgjidhni një njësi dhe ju kontaktojmë brenda ditës.

NjësiaProjektiTipologjiaSipërfaqjaBanjoStatusi

Fleta A-601 · Procesi

Nga projektimi te realizimi.

Çdo projekt nis me një vizion të qartë dhe zhvillohet përmes një procesi të mirëorganizuar, ku arkitektura, inxhinieria dhe cilësia e ndërtimit ndërthuren në çdo fazë. Nga studimi fillestar deri te dorëzimi përfundimtar, i kushtojmë rëndësi çdo detaji për të krijuar hapësira funksionale, estetike dhe me vlerë afatgjatë.

Hyrja e Kinostudio Tower me tendë guri dhe kopsht
Hyrja kryesore · Kinostudio Tower
  1. 01

    Studimi dhe planifikimi

    Çdo ndërtim fillon me njohjen e potencialit të truallit. Analizojmë karakteristikat e vendndodhjes, parametrat urbanistikë dhe nevojat e tregut për të konceptuar projekte që harmonizojnë arkitekturën, funksionalitetin dhe hapësirat e gjelbra.

  2. 02

    Projektimi arkitekturor

    Nga koncepti fillestar te detajet teknike, arkitektura, konstruksioni dhe sistemet inxhinierike zhvillohen në mënyrë të koordinuar. Çdo hapësirë projektohet me kujdes për të garantuar organizim funksional, komoditet dhe një identitet arkitekturor bashkëkohor.

  3. 03

    Lejet dhe dokumentacioni

    Ndjekim me përpikëri procedurat administrative dhe teknike, nga përgatitja e dokumentacionit deri te pajisja me lejet përkatëse. Transparenca dhe organizimi i çdo faze krijojnë bazën për një proces ndërtimi të qartë dhe të mirëstrukturuar.

  4. 04

    Realizimi i ndërtimit

    Vizioni arkitekturor merr formë përmes zbatimit profesional të projektit. Nga punimet strukturore te detajet përfundimtare, çdo fazë shoqërohet me mbikëqyrje teknike, koordinim të vazhdueshëm dhe vëmendje ndaj cilësisë së materialeve dhe punimeve.

  5. 05

    Përfundimi dhe dorëzimi

    Çdo projekt përmbyllet me verifikimin e punimeve, procedurat e kolaudimit dhe dokumentacionin përkatës, deri te dorëzimi i njësive. Marrëdhënia jonë me klientët vazhdon edhe pas dorëzimit, përmes mbështetjes dhe përmbushjes së detyrimeve të garancisë.

Fleta A-701 · Kontakt

Çdo shtëpi nis me një bisedë.

Blerje, qira apo bashkëpunim. Na tregoni çfarë kërkoni dhe një agjent ju telefonon.

Telefon
+355 69 206 9497
Formulari i kërkesës